Kuqezinjtë gati për Kilin

Futboll

Kuqezinjtë gati për Kilin

Më: 21 mars 2024 Në ora: 14:07
Shqipëria

Kombëtarja shqiptare do të luajë një ndeshje miqësore me Kilin ditën e nesërme në orën 20:45 në Parma të Italisë. Një duel mjaft i rëndësishëm për kuqezinjtë, me Sylvinhon që do të shikojmë e imtësi të gjithë lojtaret që ka në dispozicion.

Skuadra me në krye brazilianin do të udhëtojë paraditen e sotme drejt Italisë, ku me avion çarter do të nisen direkt për në Parma.

Gjithashtu pasdite trajneri Sylvinho do të dalë në lkonferencën për shtyp së bashku me kapitenin e skuadrës, ku do të flasin për këtë sfidë dhe gjendjen e lojtarëve.

Kujtojmë se ekipi prej disa ditësh ka zhvilluar stërvitje në “Shtëpinë e Futbollit”, ku braziliani ka parë nga afër të gjithë lojtarët dhe gjendjen e tyre.

Vlen të theksohet se ditën e djeshme është larguar nga grumbullimi Myrto Uzuni, i cili ka një dëmtim në tendinën e Akilit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat