Kosova U21 zhvillon stërvitjen e fundit para duelit me Gjermaninë

Futboll

Kosova U21 zhvillon stërvitjen e fundit para duelit me Gjermaninë

Më: 21 mars 2024 Në ora: 18:56
Kosova U21 zhvillon stërvitjen e fundit

Kombëtarja e Kosovës U21 ka përfunduar stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme kundër Gjermanisë, në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2025.

Të gjithë futbollistët janë në gjendje të mirë dhe të gatshëm për këtë sfidë të madhe.

Ndeshja zhvillohet nga ora 18:00 në stadiumin “Stadion an der Gellertstraße” në Chemnitz dhe pritet që Dardanët e rinj të kenë mbështetjen e konsiderueshme të bashkëatdhetarëve tanë.

Dardanët bëjnë pjesë në Grupin D së bashku me Gjermaninë, Poloninë, Bullgarinë, Izraelin e Estoninë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat