Chelsea i dyfishon rrogën talentit

Futboll

Chelsea i dyfishon rrogën talentit

Më: 22 mars 2024 Në ora: 11:37
Palmer

Skuadra e Chelsea po punon për t’i rritur pagën mesfushorit-sulmues Cole Palmer.

Në sezonin e tij të parë në Londër me “blues”, 21-vjecari ka realizuar 11 gola në Premier League në 23 ndeshje.

Një transformim i madh për lojtarin që erdhi verën e kaluar nga Manchester City, por që nuk aktivizohej. Chelsea po mendon t’i dyfishojë pagën lojtarit, që këtë sezon po shkëlqen në kampionat.

Rroga aktuale e Cole Palmer është 75 mijë stërlina në javë, ndërkohë që ajo pritet të shkojë 150 mijë stërlina në javë. Palët kanë nisur diskutimet, që pritet të finalizohen këtë verë.

Për sa i përket kontratës nuk ka asnjë problem, pasi ajo është deri në vitin 2030, ndërkohë që do të preket vetëm rroga. Një dyfishim i saj që tregon për besimin që klubi londinez ka për talentin anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat