Inzaghi mbetet vetëm me 3 lojtarë në prapavijë

Futboll

Inzaghi mbetet vetëm me 3 lojtarë në prapavijë

Më: 22 mars 2024 Në ora: 11:39
Stefan De Vrij

Tek Inter janë të shqetësuar për gjendjen e mbrojtësit Stefan De Vrij, i cili është grumbulluar me Holandën për miqësoret kundër Skocisë dhe Gjermanisë. Mbrojtësi i “Oranjes” është ndalur gjatë seancës së fundit stërvitore për shkak të një problemi me aduktorin.

Dëmtimi do ta detyrojë De Vrij të kthehet në Itali gjatë ditës së sotme, për të kontrolluar gjendjen e tij, duke lënë kështu në emergjencë skuadrën e Simone Inzaghi.

Trajneri, sipas të gjitha gjasave, nuk do të ketë as Francesco Acerbi në kuadër të ndeshjes kundër Empoli, më 1 prill.

Në këtë ndeshje, Inzaghi mund të ketë vetëm tre mbrojtës në dispozicion: Bisseck, Pavard dhe Bastoni. Klubi ziklatër pret rezultatet e testeve në de Vrij, për në cdo rast klubi duhet të tregohet i kujdesshëm.

Ndërkohë, Carlos Augusto do të kthehet në grup në ditët në vijim. Inzaghi e ka përdorur disa herë brazilianin në krahun e majtë, kështu që ish-lojtari i Monza do të jetë alternativë e Bastonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat