Rodrygo drejt transfermit në Premier League

Futboll

Rodrygo drejt transfermit në Premier League

Më: 22 mars 2024 Në ora: 15:30
Rodrygo

Nëse Kylian Mbappe do të transferohet te Real Madrid në verë, gjë që është e kryer sipas medieve spanjolle, atëherë ai do të bëhej shkak i disa ndryshimeve te “Los Blancos”.

Së fundmi raportohet se kalimi i francezit në Spanjë, do i “hapte derën” një largimi të mundshëm të Rodrygo-s.

Disa nga emrat më të mëdhenj të Premier League, siç janë Manchester United, Manchster City, Liverpool dhe Arsenal kanë shfaqur interes të lartë për sulmuesin e Real-it.

Braziliani k kontratë deri në vitin 2028 me madrilenët dhe klauzolë lirimi me vlerë një miliard euro.

Sidoqoftë, nëse ai vetë do të kërkonte transferimin, Real Madrid do ta konsideronte ta linte të largohej. Megjithatë, me kusht që klubet angleze të jenë gati të paguajnë të paktën 100 milionë euro në tavolinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat