Holanda i shënon katër gola Skocisë, Çekia përmbys Norvegjinë

Futboll

Holanda i shënon katër gola Skocisë, Çekia përmbys Norvegjinë

Më: 22 mars 2024 Në ora: 23:04
Holanda

Fitore e thellë 4:0 e Holandës në miqësoren me Skocinë të “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit në prani të thuajse 59 mijë shikuesve.

“Tulipanët” dominuan ndaj një kundërshtari që mundi të rezistonte thuajse 40 minuta, por pas golit të parë të shënuar nga Reijnders për miqtë u bë gjithçka e vështirë.

Golin e dytë Ronald Koeman e shënoi Wijnaldum, i shërbyer nga Gakpo, ndërsa në fundin e sfidës e gjetën rrjetën Weghorst dhe Malen.

Fitore me përmbysje e Çekisë 1-2 përballë Norvegjisë në transfertë.  

Vendësit e zhbllokuan ndeshjen në minutën e 20-të me Bobb, por pas pata se të mbyllej pjesa e parë barazoi Zima.

Golin e fitores për çekët e shënoi në pjesën e dytë Barak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat