Manaj: Duhet të lëmë pas euforinë e kualifikimit në Evropian

Futboll

Manaj: Duhet të lëmë pas euforinë e kualifikimit në Evropian

Më: 23 mars 2024 Në ora: 11:43
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të këtij viti.

Të përzgjedhurit e Sylvinhos pësuan humbje sonte në miqësoren ndaj Kilit.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Ennio Tardini” në Parma të Italisë, përfundoi me rezultatin 0:3.

I rikthyeri te Kombëtarja shqiptare, Rey Manaj, pranoi se sonte nuk u shkoi asgjë, duke shtuar se tani duhet fokusar te ndeshja tjetër miqësore ndaj Suedisë, që do të zhvillohet pas tre ditësh.

“Kisha shumë emocione, por edhe ndeshja nuk shkoi siç e kishim përgatitur. Edhe Kilit duhet t’i japim meritat, pasi është një kundërshtar shumë i fortë. Duhet të lëmë pas euforinë e kualifikimit në Evropian dhe të stërvitemi shumë, për të ndryshuar që në ndeshjen e radhës”, tha ai për “Supersport”.

Përveç emocioneve, nuk na doli as loja. Tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të përgatitemi për ndeshjen tjetër në Suedi. E kishim përgatitur ndryshe ndeshjen, por Kili vinte na bënte presing lart dhe na ndau shumë mesfushën nga sulmi.

Trajneri do të na tregojë edhe gabimet në video-analizë. Tani duhet të lëmë fjalët dhe të punojmë për t’u përmirësuar që në ndeshjen tjetër”, deklaroi Manaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat