Marotta: Largohem nga Interi kur të mbarojë kontrata

Futboll

Marotta: Largohem nga Interi kur të mbarojë kontrata

Më: 23 mars 2024 Në ora: 15:56
Giuseppe Marotta

Giuseppe Marotta zbulon të ardhmen e tij. CEO i klubit zikaltër deklaroi se ai do të largohet nga Interi pasi t'i skadojë kontrata në qershor 2027.

“Kur të mbarojë kontrata ime me Interin dhe të largohem nga klubi, do të kujdesem vetëm për lojtarët e rinj” ky është njoftimi i plotë që sugjeron edhe se cili do të jetë aktiviteti i tij në të ardhmen.

Sa i përket temës së të rinjve dhe rëndësisë së tyre në futboll, Marotta u shpreh edhe më i qartë: "Sektori i të rinjve është pasuria më e madhe e një klubi, veçanërisht nga pikëpamja njerëzore.

Jam gjithnjë e më i bindur se t'i bësh të rinjtë të paguajnë për sportin është gabim: duhet të jetë falas, sepse në këtë mënyrë do të mund të përfshiheshin edhe familjet e varfra, ato në të cilat fshihen kampionët, siç ka ndodhur në të kaluarën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat