Laporta e pranon

Futboll

Laporta e pranon

Më: 24 mars 2024 Në ora: 15:22
Laporta

Ashtu siç ishte folur disa ditë më parë në media, edhe presidenti i Barcelonës Joan Laporta ka pranuar se në adresë të klubit katalan ka ardhur një ofertë prej 200 milionë eurosh për kartonin e talentit 17-vjeçar Lamine Yamal.

Ka qenë Paris Saint Germain klubi që ka bërë ofertën joshëse për Barcelonën, në mënyrë që të marrë në “Parkun e Princave” talentin i cili shihet si Lionel Messi i ardhshëm, megjithatë katalanët duken të vendosur të mos e lëshojnë.

“Kemi marrë një ofertë të rëndësishme prej 200 milionë eurosh për Yamal, megjithatë e kemi refuzuar menjëherë.

Ne nuk kemi domosdoshmërinë të shesim dhe për më tepër, besojmë shumë te djaloshi.

Klubi po rritet vazhdimisht në aspektin ekonomik dhe po shohim fundin e tunelit. Prioriteti ynë është të promovojmë sa më shumë futbollistë të akademisë dhe në merkato do të ndërhyjmë vetëm për përforcime në ndonjë pozicion të caktuar”, deklaroi Laporta.

Lamine Yamal, që do të festojë ditëlindjen e 17 në korrik të këtij viti, numëron 6 gola në 39 ndeshje të luajtura këtë sezon me fanellën e Barcelonës. Ai ka debutuar edhe me përfaqësuesen e Spanjës, ku ka luajtur 5 ndeshje dhe ka shënuar dy gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat