Ramadani para sfidës me Suedinë: Hyjmë në fushë për fitore

Futboll

Ramadani para sfidës me Suedinë: Hyjmë në fushë për fitore

Më: 24 mars 2024 Në ora: 17:36
Ylber Ramadani

Mbrëmjen e së hënë, “Legjionarët” e Kombëtares së Shqipërisë do të zhvillojnë në stadiumin “Friends Arena” të Stokholmit, në testin e dytë zyrtar para fazës së grupeve, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, teksa si kundërshtar do të kenë Kombëtaren e Suedisë, me “Vikingët”, që ka jo pak emër në futbollin botëror.

Siç e do zakoni, një ditë para sfidës u zhvillua edhe konferenca për shtyp në kuadër të kësaj sfide, nga ku kësaj radhe nuk ishte kapiteni Berat Gjimshiti, por “shkatërruesi”, Ylber Ramadani, i cili theksoi se nuk duhet të bëjnë të njëjtin gabim që bënë ndaj Kilit dhe duhet ta marrin ndeshjen seriozisht.

“EURO 2024? Ne duhet t’i tregojmë trajnerit që e meritojmë të jemi aty dhe këtë duhet ta bëjmë për me këtë lojë.

A do e mbështetje po të mos ishe aty? Unë them gjithmonë i pari është grupi edhe nëse jam në Europian edhe nëse s’jam gjithmonë do i mbështes.

Kili? Ndeshjen me Kilin e morëm pak lehtë, por nesër duhet ta luajmë ndeshjen me seriozitet dhe të bëjmë maksimumin.

Suedia? Duhet të përgatitemi për Evropian. Suedia është një ekip i fortë fizikisht, por nesër duhet të bëjmë lojën tonë dhe të hyjmë në fushë për fitore”,- u shpreh Ramadani gjatë konferencës për shtyp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat