KF Tefik Çanga: Rilind Berisha referoi penallti inekzistente 

Futboll

KF Tefik Çanga: Rilind Berisha referoi penallti inekzistente 

Nga: K.G. Më: 24 mars 2024 Në ora: 19:45
Pamje nga një ndeshje

Edhe në Ligën e Dytë të Kosovës në futboll, ka pakënaqësi në lidhje me referim. 

Skuadra e Tefik Çangës së Tërnit sot është ankuar se janë dëmtuar nga gjyqtari.]ballafaqimi mes Rilindjes dhe Refik Çangës ka përfunduar baras (2:2).

“Ka përfunduar ndeshja në Prishtinë.

Akteri i ndeshjes pa dyshim qe doli të jet referi kryesor Rilind Berisha i cili përveç që referoi dy penallti për ekipin vendas u kujdes që të këshillonte lojtarët e ekipit tonë që të mos shënojnë gol pasi rezultati i barabartë do t'i konvenonte dy ekipeve.

Lojtarë tanë shënuan për 1:2 dhe kur gjithçka shkonte drejt fitores së merituar, në minutat shtesë, epilogun ia dha pikërisht referi kryesor Rilind Berisha i cili referoi penallti inekzistente dhe rezultati u barazua në dëm të ekipit tonë.  

Deri kur kështu!?”, reagon KF Tefik Çanga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat