Tjetër lojtar i Suedisë i habitur nga stadiumi me Shqipërinë

Futboll

Tjetër lojtar i Suedisë i habitur nga stadiumi me Shqipërinë

Më: 26 mars 2024 Në ora: 11:41
Svanberg dhe pamje nga ndeshja

Shqiptarët janë të mrekullueshëm në mbështetjen karshi Kombëtares.

Dy lojtarë të Suedisë kanë shprehur deri tani gjithë çudinë për faktin sesi në stadiumin e tyre po dëgjoheshin më shumë tifozët kundërshtarë.

Këtë herë është Svanberg që foli në lidhje me këtë temë. “Ne e dinim që para ndeshjes se do të kishte shumë tifozë shqiptarë. Më vjen mirë që ishin aty se e ngritën rivalitetin.

Atmosfera ndërtoi një ndeshje të vërtetë, sa Shqipëria fitonte topin, volumi ngrihej më shumë nga ana e tifozëve.

Por në atë moment nuk ke kohë të mendosh gjatë nëse po bërtasin për ty apo për kundërshtarin”, tha Svanberg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat