Ja kush i ka tifozët më të dhunshëm në Angli

Futboll

Ja kush i ka tifozët më të dhunshëm në Angli

Më: 27 mars 2024 Në ora: 11:38
Tifozët

Tifozeritë me sjelljet më të këqija në futbollin anglez janë zbuluar. Kriteri i këtij klasifikimi janë numri i arrestimeve të kryera në ndeshjet e futbollit gjatë sezoneve 2021- 22 dhe 2022-23, duke arritur nivele shumë të larta, që për herë të fundit i kishin parë në sezonin 2013-14.

Shifrat zbuluan se 682 urdhra pezullimi janë lëshuar sezonin e kaluar, një rritje prej 32 për qind në krahasim me vitin e kaluar dhe shifra më e lartë e regjistruar që nga viti 2010-2011 (960 pezullime). Ministria e Brendshme ka njoftuar se 2,264 tifozë janë arrestuar gjatë sezonit 2022-2023 në lidhje me ndeshjet e futbollit vendas dhe ndërkombëtar që përfshijnë klubet angleze dhe uellsiane. Raporti theksoi gjithashtu se 90 për qind e arrestimeve përfshinin mbështetës të klubeve në pesë divizionet më të mira angleze, ku 200 prej tyre kishin lidhje me posedimin e drogës së klasit A.

Por të dhënat e marra në gusht 2023 nga ministria e Brendshme tani kanë zbuluar klubet me bazën më të keqe të tifozëve, me Mançester Junajtid që renditet në krye si ekipi që kishte numrin më të madh të tifozëve të përjashtuar sezonin e kaluar: 69 urdhra pezullimi të lëshuara për tifozët e “djajve”. Një urdhër pezullimi i lëshuar nga gjykatat, e ndalon një individ të marrë pjesë në të gjitha ndeshjet zyrtare të futbollit në Mbretërinë e Bashkuar.

Urdhrat janë lëshuar sipas seksionit 14A të Ligjit të Spektatorëve të Futbollit 1989 me gjykatat që synojnë të parandalojnë dhunën dhe sjelljen antisociale në ndeshjet e futbollit. Milloulli pason Mançester Junajtid në listë me 66 urdhra pezullimi të lëshuara për mbështetësit e klubit sezonin e kaluar, ndërsa Lestëri, i cili u rrëzua në Championship, kishte 56 tifozë të përjashtuar.

Birmingami është i treti me 54 ndalime ndërsa Uest Hemi u rendit i pesti me 52 tifozë që iu dhanë urdhra gjyqësore. Gjithashtu janë zbuluar edhe klubet me më shumë tifozë të arrestuar, me Uest Hemin që kryeson tabelën me 89 tifozë të ndaluar gjatë sezonit 2022-2023. Shifrat thonë se rreth 69 për qind e atyre tifozëve ishin arrestuar edhe në stadiumin e Londrës. Ndërkohë, Mançester Junajtid u rendit i dyti me 83 tifozë të arrestuar gjatë sezonit 2022-23, me rivalët e tyre të Lidsit menjëherë pas tyre me 69 tifozë të arrestuar. Fituesi i tripletës, Mançester Siti kishte 66 tifozë të arrestuar gjatë sezonit të tyre fitues të Premier Ligës, ndërsa rivalët e Londrës Veriore, Totenhemi dhe Arsenali kishin nga 51 tifozë të arrestuar.

Po kështu, gjatë sezonit 2022-2023, u bënë 123 arrestime në lidhje me tifozët që mbështesnin ekipet kombëtare të Anglisë dhe Uellsit. Kjo është një shifër që është rritur nga 38 arrestimet e bëra në lidhje me të dyja skuadrat gjatë sezonit 2021- 22. Llojet më të zakonshme të shkeljeve ishin (34 për qind) dhe sjellje të dhunshme (21 për qind), ndërsa posedimi i drogës së klasës A përbënte nëntë për qind të të gjitha arrestimeve të kryera..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat