Thyen heshtjen

Futboll

Thyen heshtjen

Më: 29 mars 2024 Në ora: 16:19
Xabi Alonso

Merret vendimi i Xabi Alonsos, ai do të qëndrojë në Bayer Leverkusen.

Kjo u konfirmua tani edhe nga vet trajneri gjerman në konferencë për media.

“Kam pasur një takim të mirë me Bayer Leverkusen dhe i kam informuar se do të qëndroj dhe do të vazhdoj në klub.

Pas shumë bisedave për të ardhmen time, e përdora pushimin për të reflektuar dhe marrë vendimin tim.

Ky është vendi për të qenë për mua”, tha Xabi Alonso.

Liverpool dhe Bayern Munich janë dy ekipet që kishin shprehur interesim për trajnerin Xabi Alonso.

Aktualisht, ai është i pamposhtur në të gjitha garat me Bayer Leverkusenin dhe prin në renditjen tabelare në Bundesligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat