Si e vlerëson Laçin?

Futboll

Si e vlerëson Laçin?

Më: 29 mars 2024 Në ora: 19:04
Shehi

Partizani bëhet gati për transfertën me Laçin, të shtunën duke nisur nga ora 15:00. Para kësaj sfide, trajneri i të kuqve, Orges Shehi ka dalë në një konferencë për shtyp duke shpalosur objektivat.

Sa ju shërbeu periudha e pauzës së kampionatit?

“Ka qenë një javë me përqëndrim dhe intensitet mbi normalen edhe pse me mungesa pasi kemi patur disa lojtarë të impenjuar me ekipet kombëtare. Jemi munduar që të marrim disa lojtarë nga ekipi U-19. Kjo periudhë na ka shërbyer edhe për disa lojtarë që vinin pas dëmtimeve të kapin formën e tyre më të mirë fizike”.

Gjendja e skuadrës...

“Mehmeti vazhdon të qëndrojë ende jasht. Ka filluar stërvitjen individuale por akoma jo me skuadrën, shpresojmë që të bashkohet javën tjetër. Alban Hoxha është bashkuar me skuadrën por ende nuk është në 100% e tij, ndërsa pjesa tjetër është e plotë për ndeshjen ndaj Laçit”. 

Si e vlerësoni Laçin?

“Ne jemi pozicionuar në vendin e tretë, sigurisht që kërkojmë që të bëjmë më mirë dhe të ngjitemi më shumë në klasifikim. Çdo kundërshtar ka objektivat e veta. Laçi është një skuadër që duhet vlerësuar, ka individë të rëndësishëm dhe lojtarë që kanë eksperiencë.

Ndoshta për pritshmëritë nuk janë aty ku duhet, por jemi koshient që do të luajmë një ndeshje përballë një kundërshtari që kërkon të bëjë më të mirën, pasi tashmë kemi ardhur në një fazë ku gabimet është vështirë të rikuperohen. Eshtë një ndeshje që do të ketë vlerësimin tonë jo nga pozicioni por nga objektivat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat