Mesazhi i klubit belg për shqiptarin, a po e shqetëson klubin zviceran? 

Futboll

Mesazhi i klubit belg për shqiptarin, a po e shqetëson klubin zviceran? 

Nga: K.Goca Më: 30 mars 2024 Në ora: 14:44
Ardon Jashari

Futbollisti Ardon Jashari me gjasë do t’i bashkohet skuadrës së njohur belge, Club Brugge.

Mesazhi i klubit belg për shqiptarin, duket se paksa po shqetëson klubin zviceran!

“Jashari i ka pëlqyer komentin e Club Bruges. Edhe nëse FC Luzern nuk dëshiron të konfirmojë raportin (ende).

Kalimi i kapitenit Ardon Jashari në FC Brugge në verë duket të jetë pothuajse i sigurt.

Sido që të jetë, mesfushori i jep zemër virtuale komenteve”, shkruan mediumi zviceran “Blick”.

“Mirë se vini në Brugge”, shkruan në llogarinë e ekipit belg në Instagram.

Lëvizja e xhevahirit të mesfushës dhe lojtarit të kombëtares zvicerane pritet t'i sjellë Luzernit një shifër prej rreth gjashtë milionë frangash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat