Shkëndija favorit

Futboll

Shkëndija favorit

Më: 30 mars 2024 Në ora: 16:09
Shkëndija

Pas pauzës dy javore Shkëndija të dielën e presin Bregallnicën me ambicie për tu kthyer në rrugën e fitoreve pas tre barazimeve rresht.

"Futbolli në nivel klubesh rikthehet dhe stadiumi i qytetit në Tetovë do të presë të dielën (nga ora 15:00) duelin Shkëndija-Bregallnica. Kjo do të jetë një tjetër mundësi për kuqezinjtë për tu kthyer në rrugën e fitores dhe ndjekjes së vendit të parë.

Trajneri Jeton Beqiri ka shfrytëzuar pauzën dy javore të kampionatit për të punuar me ekipin në menjanimin e lëshimeve që shfaqen në lojë, derisa futbollistët kanë të qartë se kjo është ndeshja ku duhet nisur një seri fitoresh, pas tre barazimeve rresht në tre përballjet e fundit kampionale. 

Bregallnica vuan këtë sezon dhe lufta për mbijetesë për ta është shumë e ashpër. Me 22 pikë në 24 ndeshje mbajnë vendin e parafundit në renditje, mirëpo kanë dhënë shenja “jete” në tre ndeshjet e fundit kur kanë barazuar dy herë (me Gostivarin dhe Shkupin të dyja si vendas 0:0). 

Bruno Dita kthehet në skuadër pasi ndeshjen me Vardarin e humbi shkaku i pezullimit me 5 kartona të verdhë. Anes Meliqi mungon shkaku i pezullimit pas kartonit të kuq të marrë me Vardarin, derisa jashtë mbetet edhe Kamer Qaka për shkak të shqetësimeve me tetivën e këmbës.

Shkëndija-Bregallnica do të luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 15:00", njofton FC Shkëndija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat