City bën gati ofertën e re për yllin brazilian

Futboll

City bën gati ofertën e re për yllin brazilian

Më: 31 mars 2024 Në ora: 13:17
Lucas Paqueta

Manchester City ka të ngjarë të kthehet në sulm për yllin e West Ham United, Lucas Paqueta këtë verë, sipas Football Insider.

Pasi u transferua te Hammers në një transferim rekord prej 51 milionë sterlinash nga Lyon në vitin 2022, Paqueta ndihmoi londinezët të fitonin Conference League. Ai shënoi pesë gola dhe dha shtatë asiste në 41 ndeshje sezonin e kaluar, duke tërhequr vëmendjen nga Citizens.

Manchester City, që fitoi Triplete-n sezonin e kaluar, thuhet se ishte afër nënshkrimit të Paqueta-s në një marrëveshje prej 80 milionë £ verën e kaluar. Megjithatë, përfshirja e mesfushorit në një hetim bastesh e bllokoi lëvizjen.

Sipas Football Insider, Pep Guardiola do të përpiqet ta marrë Paqueta-n për sezonin e ardhshëm.

Deri më tani këtë sezon, Paqueta ka regjistruar shtatë gola dhe po aq asiste në 34 paraqitje për skuadrën e David Moyes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat