Kundër bordit

Futboll

Kundër bordit

Më: 2 prill 2024 Në ora: 19:20
Joshua Kimish

Joshua Kimish është kthyer në temë diskutime jo në pak raste te kampionët e Gjermanisë.

E ardhmja e 29-vjeçarit dhe deklarata kundërshtuese ndaj trajnerit Tomas Tuhel, sikurse bordit, kanë bërë “zhurmë” në media. Me inkuadrimin në krahun e djathtë të prapavijës, Joshua është kthyer në një futbollist të rëndësishëm te Bajerni.

Në ndeshjen e fundit kundër Dortmundit, edhe pse bavarezët humbën pas 10 vitesh në Mynih kundër rivalit më të madh në vend, ai u vlerësua me notën më të lartë nga kontingjenti i vendësve. Në lidhje me ndryshimin e shpeshtë të trajnerëve, Kimish e ka cilësuar si element negativ, madje ka marrë edhe shembuj prej skuadrave të tjera:

“Është e vërtetë se prej periudhës kur unë kam firmosur me Bajernin dhe deri në këtë pikë, klubi ka zëvendësuar disa trajnerëve.

I kuptojë pritshmëritë e shefave dhe tifozëve, por çdo tekniku i nevojitet koha e mjaftueshme për të shpalosur filozofinë dhe idetë përkatëse.

Nëse marrim në konsideratë jetëgjatësinë e Jurgen Klop te Liverpuli dhe Pep Guardiola te Mançester Siti, atëherë arrijmë të kuptojmë përse është e domosdoshme koha dhe besimi.

Si Jurgen, ashtu edhe Pep kanë fituar çdo trofe të mundshëm, por ndër etapa, ndryshe nga sa ka ndodhur në Mynih”, e mbylli Kimish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat