Tudor: Kemi ende ndeshjen e kthimit

Futboll

Tudor: Kemi ende ndeshjen e kthimit

Më: 3 prill 2024 Në ora: 11:48
Tudor

Tudor prezantohet te Lazio: Ishte vendim i lehtë, Sarri ka bërë punë të shkëlqyer

Pas humbjes 2-0 ndaj Juventus-it në takimin e parë të gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë trajneri i Lazio-s, Igor Tudor ka shpresa që ekipi i tij do ia dalë ta përmbysë rezultatin në takimin e kthimit.

Duke folur për mediet pas kësaj sfide, Tudor theksoi se kanë pasur shumë ngarkesë, ndërsa përgëzoi djemtë e tij për lojën e bërë.

“Tre ditë më parë shpenzuam shumë energji.

Motivimet e tyre janë të rëndësishme dhe ndryshimi është ndjerë.

Unë i përgëzoj djemtë e mi jashtë mase. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në ndeshjen e kthimit”-deklaroi Tudor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat