Messi dhe Suarez shpërthejnë në fushë kundër arbitrit e trajnerit kundërshtar

Futboll

Messi dhe Suarez shpërthejnë në fushë kundër arbitrit e trajnerit kundërshtar

Më: 4 prill 2024 Në ora: 11:12
Suarez

Inter Majemi pësoi një tjetër humbje pa Lionel Mesin në fushë i cili mungoi për shkak të një dëmtimi.

Pas disfatës, “Pleshti”, Luis Suarez, trajneri Tat Martino dhe Zhordi Alba nuk i kanë mbajtur nervat dhe kanë shpërthyer kundër arbitrit, trajnerit të Monterreit, Tano Ortiz si dhe ndihmësit të tij Niko Sançez.

Një nga faktorët kryesorë që mund të ketë nxitur diskutimin me Mesin janë fjalët e Tano Ortiz i cili dy ditë më parë deklaronte se:

“Gjithçka që rrethon Messin mund të çojë në marrjen e vendimeve sportive dhe jo sportive. Natyrisht, nuk e di nëse do të dëmtojë tek Monterrei, por puna nuk është për ne.

Sportivisht, ne do të fitojmë. Më pas, nuk mund të përballoj gjëra të tjera”, tha Ortiz pas temës më të diskutueshme ku flitej për ndihmën e mundshme të marrë nga Mesi dhe Argjentina gjatë Botërorit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat