Real Madrid refuzon ofertën për Camavinga

Futboll

Real Madrid refuzon ofertën për Camavinga

Më: 5 prill 2024 Në ora: 18:49
Eduardo Camavinga

Mesfushori francez, Eduardo Camavinga ka ngjallur interesin e një numri të skuadrave të nivelit të lartë. Në fakt, ka një klub që është treguar i gatshëm të paguajë 110 milionë euro për të fituar shërbimet e 21-vjeçarit.

Camavinga është një nga lojtarët e së ardhmes te Real Madrid, me drejtuesit e klubit të cilët e konsiderojnë atë të paprekshëm.

Performanca e tij fantastike në fushë dhe pozicionet e ndryshme që ai mund të luaj, kanë bërë klubet e mëdha të shfaqin një interes të jashtëzakonshëm.

Sipas “Defensa Central”, Arsenal ka qenë klubi i parë që ka shfaqur një interes konkret, ku madje pretendohet se “Topçinjtë” kanë bërë dhe një ofertë në drejtim të Real Madrid për shërbimet e francezit.

Plot 110 milionë euro kanë qenë në tavolinën e Real Madrid, por që drejtuesit e “Los Blancos” thuhet ta kenë refuzuar pasi Camavinga cilësohet si një i paprekshëm dhe pikë kyçe në skuadër..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat