De Bruyne zgjedh mes Premier League dhe Champions League

Futboll

De Bruyne zgjedh mes Premier League dhe Champions League

Më: 6 prill 2024 Në ora: 18:22
Kevin De Bruyne

Kevin De Bruyne ka zbuluar nëse do të preferonte të fitonte Premier League ose Champions League këtë sezon.

Kapiteni i Manchester City-t ishte protagonist në fitoren 4-2 të skuadrës së tij kundër Palace, duke realizuar dy gola dhe duke dhënë një asist.

Duket se belgu ka ende një uri për të fituar një kompeticion të veçantë.

Duke folur për TNT Sports pas ndeshjes, 32-vjeçari u pyet nëse do të preferonte të fitonte një titull të katërt radhazi në Premier League apo një Triplete.

Ai tha: “Është e vështirë të zgjedhësh. Ndoshta Champions League. Është e vështirë të thuhet. Unë do të pranoja çdo trofe”.

Rio Ferdinand tha me shaka që De Bruyne ishte “mërzitur” duke fituar Premier League, për të cilën ai u përgjigj: “Jo, jo nuk jam mërzitur.

“Po të mërziteshim nuk do të luanim si sot. Të shohim”.

City ka një çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit për të luajtur të martën dhe një gjysmëfinale të FA Cup kundër Chelseat më 20 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat