Prishtina udhëton për fitore në Drenas

Futboll

Prishtina udhëton për fitore në Drenas

Më: 6 prill 2024 Në ora: 18:24
Prishtina

Nesër nga ora 15:00, në kuadër të javës së 28-të, në Drenas, Prishtina ndeshet me skuadrën vendase të Feronikelit 74.

"Zhvillojmë duelin e fundit sezonal, ndërsa nga tre përballjet, dy ka fituar Prishtina (3:1 dhe 2:0) dhe një barazim pa gola në Drenas

Dy skuadrat do të zhvillojnë përballjen e 40-të, ndërsa bardhekaltrit kanë bilanc shumë më pozitiv prej 19 fitoresh, 9 barazime dhe 11 humbje me goldallim +30, 60:30. Skuadra industriale nuk ka fituar nga viti 2021 dhe në 9 përballjet e fundit kanë arritur vetëm një barazim në ndeshjen e fundit në “Rexhep Rexhepi”

Prishtina nuk ka shënuar gol në tre ndeshjet e fundit në dy garat, kurse në klasifikim ndodhet 10 pikë më shumë se rivalët e nesërm të cilët ndodhen në luftë për ekzistencë.

Kryeqytetasit ende nuk kanë fitore si mysafir – jemi ndër tre skuadrat me zero fitore, 10 barazime dhe 3 humbje – ndër dy skuadra me më së pakti disfata në udhëtim", njofotn FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat