Llapjanët lëshojnë në shitje biletat

Futboll

Llapjanët lëshojnë në shitje biletat

Më: 7 prill 2024 Në ora: 12:29
Biletat

Të gjithë në pritje të derbit të madh, Llapi - Drita!

Llapjanët lëshojnë në shitje biletat.

"Biletat për ndeshjen e sotme derbi KF Llapi - FC Drita nga ky moment janë në shitje.

Për shkak të interesimit jashtëzakonisht të madh iu rekomandojmë të pajiseni me biletë sa më parë në mënyrë që t'iu shmangeni tollovisë para fillimit të ndeshjes.

Biletat mund t'i gjeni tashmë në biletarinë e klubit tek hyrja nga Interex.

Ju presim në numër sa më të madh sot, që t'iu japim mbështetjen e merituar luanëve", njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat