Granit Xhaka ka edhe dy mundësi të arta me Bayer Leverkusenin 

Futboll

Granit Xhaka ka edhe dy mundësi të arta me Bayer Leverkusenin 

Nga: K.Goca Më: 7 prill 2024 Në ora: 15:56
Xhaka me shokë festojnë

Bayer Leverkusenin e ka në xhep titullin e Gjermanisë, por ka edhe dy mundësi tjera të arta që të kurorëzohet me kurorën e trefishtë!

Bayer është në finale të Kupës së Gjermanisë dhe me 25 maj ndeshen me Kaiserslauternin.

Është në çerekfinale të Europa League dhe të enjten e ardhshme do të zhvillojnë ndeshjen e parë me West Ham nga Londra.

Bayer ka mundësi që të fitojë edhe Kupën e Gjermanisë dhe Europa Leaguen.

Bayer dje ngadhënjeu me rezultat 1:0 në konak të Union Berlinit, kryesojnë me 76 pikë apo ka 16 më shumë se Bayerni në pozitën e dytë pas javës së 28-të. 

Granit Xhaka është vlerësuar me notë 7,5 nga faqja për statistika “Sofascore”.

Portieri i Union Berlinit, Frederik Ronnow, është lojtar i ndeshjes me notën 8.9, ndërsa të Bayer futbollisti Alejandro Grimaldo është më i miri, me notën 8.0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat