Guardiola: Nuk mjaftohemi me një Champions

Futboll

Guardiola: Nuk mjaftohemi me një Champions

Më: 9 prill 2024 Në ora: 15:28
Guardiola

Reali i Madridit pret sot në mbrëmje Mançester Sitin në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Guardiola ka folur për mediat në prag të kësaj sfide dhe ka bërë të qartë se skuadra e tij nuk mjaftohet vetëm me një Ligë Kampionesh të fituar.

Ai është shprehur se Siti po “fluturon” në Europë, ndërsa shton se beson te përsëritja e suksesit të vjetshëm në këtë kompeticion.

“Kemi më shumë se një dekadë që po fluturojmë në Europë. Tani jemi një klub që e përballon këtë kompeticion kundër ekipeve më të mira në botë.

Por e bëjmë këtë prej një dekade dhe një dekadë nuk është e mjaftueshme për klubin tonë. Njerëzit thonë: ‘Tani që e fituat një herë, u krye’! Jo, nuk mjafton. Nëse e bëmë një herë, mund ta bëjmë përsëri”, ka deklaruar Pep Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat