Do fitore

Futboll

Do fitore

Më: 11 prill 2024 Në ora: 11:54
Daniele De Rosi

Trajneri i Romës, Daniele De Rosi u shpreh optimist para ndeshjes ndaj Milanit në Liga Europa duke theksuar se se nuk firmos për barazim.

“San Siro ishte stadiumi që doja ta rishikoja sërish, më vinte keq që Roma kishte luajtur tashmë këtu ne kampionat.

Pastaj fati na lejoi të ktheheshim, të luajmë në stadiumin ku më jep diçka ndryshe, ashtu si Olimpico dhe Bombonera. Ky stadium shkëlqen me lavdi, ka pasur lojtarë të mëdhenj, futboll të mrekullueshëm.

Jemi të lumtur që jemi këtu. Ne jemi të vetëdijshëm për forcën e Milanit, kanë lojtarë që lëndojnë këdo, nuk e zbuloj unë.

Kanë kaluar momente të vështira po kur janë mirë mund t’i hapin probleme kujtdo. Ne duhet të arrijmë në momentet e duhura në pozicionet në të cilat lojtarët e Milanit preferojnë të luajnë.

E njoh Piolin prej një kohe të gjatë: ai u rrit duke stërvitur skuadrat e vogla, pastaj kalimi te Lacio, më pas fitoi Skudeton me cilësi të jashtëzakonshme dhe punë të pabesueshme; ai ka evoluar gjithmonë, është përmirësuar gjithmonë si trajner. Ekipi i tij luan futboll, janë harmonikë në levizjet e tyre. Falë Zotit renditja nuk ka rëndësi.

Kam lexuar diku se Roma nuk ka asgjë për të humbur. Jo: Roma ka gjithçka për të humbur. Ne nuk jemi këtu për të bere nje xhiro.

Roma players celebrate at the end of the Europa Conference League final soccer match between AS Roma and Feyenoord at the National Arena stadium in Tirana, Albania, Wednesday, May 25, 2022. Roma won 1-0. (Lisi Niesner/Pool via AP)

Barazim?

Do të duhej të ishim pak makiavelist për të luajtur për barazimin, pra me qellimin qe jusitfikon mjetet. Ne duhet të përpiqemi të fitojmë.

Dybala?

Është mirë, por nuk do t’i kerkoj gjëra ekstra. Nëse mendoni se Dibala do të vihet në ndjekje të Teo Hernandez kur niset, atëherë e keni gabim, sepse do te thoshte të humbiste të gjitha energjitë e tij” – tha mes tjerash De Rossi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat