Conte drejt rikthimit

Futboll

Conte drejt rikthimit

Më: 11 prill 2024 Në ora: 16:02
Antonio Conte

Preisdenti i De Laurentiis nuk heq dorë nga Antonio Conte për sezonin e ardhshëm.

Ish-trajneri i Inter-it është ëndrra e madhe për Napol-in dhe për ta reralizuar këtë është bërë gati një kontratë prej 7/8 milionë eurosh në sezon për trajnerin.

Përveç kontratës milionere, De Laurentiis do të ishte edhe i gatshëm t’i jepte garanci të mëdha Conte-s në lidhje me përforcimin e merkatos, sipas të përditshmes italiane “Il Mattino”.

Ish-trajneri i Italisë, përveç të preferuarit Lukaku, që pritet të largohet nga Roma në fund të sezonit, mund t’i kërkojë klubit të marrë edhe Frattesi-n, i cili nuk po gjen shumë hapësira te mesfusha e Inzaghi-t.

De Laurentiis do të ishte i gatshëm të ofronte 40 milionë euro për ish-lojtarin e Sassuolo-s, por klubi zikaltër nuk ka ndërmend të heqë dorë nga mesfushori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat