Bellingham apo De Bruyne?

Futboll

Bellingham apo De Bruyne?

Më: 11 prill 2024 Në ora: 18:52
Kevin De Bruyne

Legjenda e Juventusit, Claudio Marchisio, ka pranuar se ai preferon sulmuesin e Real Madridit, Jude Bellingham, sesa lojtarin e Manchester Cityt, Kevin De Bruyne.

Bellingham dhe De Bruyne janë jetikë për klubet e tyre përkatëse dhe duhej të përballeshin në Champions League të martën. De Bruyne mungoi në ndeshjen e parë çerekfinale të dy gjigantëve europianë në Santiago Bernabeu për shkak se ishte sëmurë. Dyshja pritet të përballet në ndeshjen e kthimit në Etihad të mërkurën e ardhshme.

Ndeshja e parë ishte një barazim spektakolar 3-3 në të cilin Bellingham nuk shkëlqeu. Anglezi ka thyer rekorde, duke regjistruar 20 gola dhe 10 asiste në 33 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Bellingham, 20 vjeç, eklipsoi një rekord të mbajtur nga legjendat e Madridit, Cristiano Ronaldo, Alfredo Di Stefano dhe Pruden. Ai shënoi 14 gola në 15 ndeshjet e tij të para, një më shumë se sa arriti ajo treshe ikonë.

Megjithatë, De Bruyne ka qenë prej kohësh protagonist i Manchester Cityt dhe është mesfushori më i mirë në historinë e Premier League. Belgu ishte lojtari me më shumë asiste në Europës sezonin e kaluar me 31 asiste.

De Bruyne, 32 vjeç, e ka ndihmuar Cityn të fitojë pesë tituj në Premier League dhe Champions League e parë.

Marchisio-s iu kërkua të zgjidhte mes dy mesfushorëve dhe ai zgjodhi Bellingham për GOAL: “Jude Bellingham apo De Bruyne? E vështirë, por unë do të zgjedh Jude Bellingham”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat