17 maji ditë historike në Bundesligë

Futboll

17 maji ditë historike në Bundesligë

Më: 12 prill 2024 Në ora: 14:02
Foto ilustrim

17 maji i këtij viti do të jetë një ditë historike për Bundesligën gjermane dhe për futbollin botëror në përgjithësi. Mediet gjermane raportojnë se disa futbollistë të Bundesligës kanë vendosur të pranojnë për herë të parë publikisht prirjet e tyre homoseksuale, pikërisht në ditën kundër homofobisë.

17 maji është edhe Dita ndërkombëtare kundër homofobisë, ndaj edhe është zgjedhur kjo datë për atë që quhet “coming out” dhe pritet që disa futbollistë homoseksualë që luajnë në ligën kryesore gjermane, të pranojnë publikisht prirjet e tyre seksuale.

Më shumë detaje ka dhënë ish-mesfushori gjerman Marcus Urban, i cili ka pranuar publikisht homoseksualitetin e tij dhe për më tepër, ka ndërmarrë një iniciativë të quajtur “Sports Free”, e cila ka për qëllim mbështetjen e atletëve që duan të vijojnë sportin pa mbajtur të fshehura prirjet e tyre seksuale.

Urban ka bërë me dije se disa futbollistë që luajnë në Bundesligë, kanë pranuar idenë që të dalin hapur më 17 maj, për t’u dhënë më shumë guxim edhe të tjerëve, qofshin në Gjermani, apo në kampionate e sporte te tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat