Van Dijk u kërkon falje tifozëve të Liverpool

Futboll

Van Dijk u kërkon falje tifozëve të Liverpool

Më: 12 prill 2024 Në ora: 14:19
Virgil Van Dijk

Kapiteni i Liverpool, Virgil Van Dijk i ka kërkuar falje tifozëve të ekipit të tij pas humbjes së turpshme të pësuar në shtëpi nga Atalanta me shifrat 0-3, ndeshje e vlefshme për çerekfinalet e Europa League.

Mbrojtësi holandez u premtoi tifozëve që në sfidën e kthimit në Bergamo, do të bëjnë gjithçka për të marrë kualifikimin.

“Kjo ishte e ulët. Gjithçka që mund të shkonte keq shkoi keq dhe para së gjithash u kërkoj falje tifozëve.

Varet nga ne që të fokusohemi në ndeshjet në vazhdim dhe të përpiqemi ta kthejmë këtë rezultat”, është shprehur Van Dijk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat