Vjosa ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Leotrim Krasniqi

Futboll

Vjosa ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Leotrim Krasniqi

Më: 13 prill 2024 Në ora: 12:47
Vjosa

Vjosa ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajenrin Leotrim Krasniqi.

Ekipi nga Shtimja i ka uruar suksese ish-trajnerit dhe ka shkruar se ditëve në vijim do të vendos për trajnerin e ri.

"KF. VJOSA njofton opinionin futbolldashës që ndërpret bashkëpunimin me shefin e shtabit teknik Leotrim Krasniqi me marrëveshje të dyanshme.

Bashkëpunimi me trajnerin Krasniqi ndërprehet, pasi që të dyja palët kan konsideruar që kjo ndërprerje e bashkpunimit në këtë moment është në të mirë të të dyja palëve.

Me këtë rast, KF. VJOSA falenderon trajnerin Leotrim Krasniqi për kontributin e dhënë gjatë periudhës përderisa e drejtoi skuadrën tonë. Ai së bashku me stafin e tij arriti të shpallë kampion vjeshtor klubin tonë në Ligën e Parë grupi B andaj klubi e falenderon për punën e bërë dhe i dëshirojmë shëndet dhe shumë suksese në karrierën e tij.

Ditëve në vazhdim klubi do të vendos për trajnerin e ri të cilit do t’i besohet drejtimi i skuadrës", njofton FC Vjosa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat