Katalanasit numërojnë 12 ndeshje radhazi pa humbje, mes tyre 9 fitore

Futboll

Katalanasit numërojnë 12 ndeshje radhazi pa humbje, mes tyre 9 fitore

Më: 13 prill 2024 Në ora: 15:02
Xavi

Më 27 janar, Barcelona përjetoi një nga mbrëmjet më të trishta në këtë sezon.

Një humbje 3-5 në shtëpi përballë Vijarrealit që praktikisht ndryshoi sezonin e katalanasve.

Ajo humbje në stadiumin “Olimpik” në kodrën “Montjuïc” e shtyu trajnerin Ksavi të deklaronte se ai do të largohej nga drejtimi i ekipit më 30 qershor. Me atë deklaratë, siç shpjegoi dhe vetë Ksavi – trajneri synonte që ekipi të çlirohej dhe të luante me më pak presion.

Dy muaj e gjysmë më vonë, numrat dhe disa ndryshime taktike tregojnë se ka ndodhur kthesa e shumëpritur që kërkonte ish-mesfushori. Barcelona nuk ka humbur më që nga ajo ditë. Ata kanë luajtur 12 ndeshje, mes La Ligës dhe Champions dhe kanë arritur nëntë fitore dhe tre barazime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat