Endrit Krasniqi: Ende jemi në garë për titull

Futboll

Endrit Krasniqi: Ende jemi në garë për titull

Më: 13 prill 2024 Në ora: 23:20
Endrit Krasniqi

Mesfushori prishtinas i Shkëndijes së Tetovës, Endrit Ktrasniqi, ka folur para ndeshjes së xhiros së 27-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. 

Dueli Shkëndija-Sileksi luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 15:00.

Endrit Krasniqi, tha: “Kemi atmosferë të mirë edhe pas një zhgënjimi që ka ardh në uikend pasi zhvilluam një ndeshje të mirë, por nuk ndodhi ajo që ishte synim i jonë, tre pikët.

Por ne ende besojmë, bashkë me gjithë stafin dhe klubin. Duhet të vazhdojmë të besojmë dhe punojmë deri në fund. Neve na mbetet vetëm të bëjmë punën tonë dhe të arrijmë maksimumin në fund.”

Sileksi?

“Mendoj se skuadra është e gatshme të luftojë nesër, të japë maksimumin dhe shpresojmë që në fund të marrim tre pikët.

Edhe pse kanë ndodhur shumë gabime të cilat ekipi nuk është dashur ti bëjë, por duhet të shohim para.

Kemi gjasa, luftojmë, ende jemi në garë për titull, kështu që të vazhdojmë të bëjmë punën tonë dhe në fund shpresojmë të shpallemi kampion.”, tha Krasniqi.

Beson në titull.….

“Duke pa kualitetin brenda në ekip, besoj se ka shumë cilësi brenda skuadrës dhe shpresoj që në fund ky kualitet të del në pah dhe të arrijmë qëllimin tonë", përfundoi Krasniqi,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat