Pritjes 120-vjeçare po i vjen fundi

Futboll

Pritjes 120-vjeçare po i vjen fundi

Më: 14 prill 2024 Në ora: 12:49
Alonso

Një ditë që mund të mbetet në histori.

Rrigëtimi i Bayer Leverkusen mund të arrijë kulmin sot.

Një ecuri e pastër, 24 fitore në 28 ndeshje të Bundesliga-s të luajtura, katër barazime dhe asnjë humbje.

Pritet vetëm hapi i fundit. Një ndeshje që mund të bëjë të fillojë një festë që pritet prej 120 vitesh. Në rast të një fitoreje kundër Werder Bremen, “Aspirinat” do të siguronin matematikisht titullin e kampionëve të Gjermanisë.

Një titull i meritua për një skuadër që është në garë për të gjithë objektivat e sezonit. Njëri prej këtyre është një hap larg, i dyti është Kupa e Gjermanisë me finalen e Berlinit të arritur. I treti është Europa League, me Bayer-in që është në çerekfinale.

Skuadra e Xabi Alonso-s mund të kishte festuar që ditën e shtunë, por fitoret e Bayern dhe Stuttgart-it kanë shtyrë festën që mund të fillojë sot.

Tifozët janë gati. 30 mijë persona do të mbushin BayArena, mijëra të tjerë do ta ndjekin ndeshjen në tv dhe janë gati të mbushin rrugët për të festuar. Megjithatë, trajneri ka kërkuar qetësi.

“I afrohemi ndeshjes me shumë respekt sepse asgjë nuk është e sigurt. E kemi parë vitin e kaluar me Dortmund-in. Tani mendojmë vetëm për Werder-in. Jemi në një situatë të mirë dhe jemi të përqendruar te kjo ndeshje”, ka thënë Alonso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat