Trajneri i Kukësit: Do ta shohim se kush do të qajë dhe kush do të qeshi

Futboll

Trajneri i Kukësit: Do ta shohim se kush do të qajë dhe kush do të qeshi

Më: 19 prill 2024 Në ora: 18:09
Devolli

Tirana ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në ditën e sotme.

Bardheblutë kanë fituar me shifrat 0-2 kundër Erzenit.

Goli i parë u shënua nga Kristal Abazaj në minutën e 20. Pasi Atanda do të prekte topin me dorë, lojtari i bardhebluve shënoi nga 11-metrat.

Ndërkohë Kahrimanovic humbi rastin e artë nga penalltia për të barazuar në minutën e 54, e cila u prit nga portieri i Tiranës.

Goditja e fundit mbërriti nga Jonuzi që vetëm dy minuta më vonë, barazoi shifrat. Nga krahu tjetër Skënderbeu fitoi me shifrat 0-2 ndaj Kukësit.

Devolli: “Ka qenë ndeshja më e mirë që kur kam ardhur unë këtu te Kukësi, sidomos në pjesën e parë.

Kemi krijuar raste njëri më i mirë se tjetri, kemi krijuar aksione ashtu siç unë kisha kërkuar. Por kemi pasur edhe pak fatin e keq te VAR pasi i kemi pasur episodet kundër.

Kundër Tiranës do të luhet ndeshja e sezonit.

Djemtë do të nxjerrin luanin nga brenda kundër Tiranës dhe dhimbjen e kampionatit do ta kthejmë në forcë në Kupë. E kemi nxjerrë luanin në ndeshjen e parë, do ta tregojmë prapë.

Pastaj do ta shohim se kush do të qajë dhe kush do të qeshi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat