Ballkani kundër Dritës, Vitija: Besoj që do të kthehemi me fitore

Futboll

Ballkani kundër Dritës, Vitija: Besoj që do të kthehemi me fitore

Më: 19 prill 2024 Në ora: 19:21
Leonat Vitija

Derbi i madh luhet në Therandë mes kampionit në fuqi Ballkanit dhe Dritës së Gjilanit, që renditet në pozitën e dytë.

Ballkani kryeson tabelën dhe nesër (15.00) kërkon tre pikë që të thellojë edhe më shumë epërsinë në krye të tabelës.

Në anën tjetër, Drita ka mobilizuar forca që të dalin të pamposhtur nga stadiumi në Therandë. 

Ballkani kryeson me 59 pikë e ka dy më shumë se Drita në vend të dytë pas javës së 29-të në elitën e futbollit të Kosovës.

Futbollisti i Dritës Leonat Vitija tha se atmosfera në klub është e mirë dhe janë të përgatitur fizikisht e psiqikisht. 

"Nesër na pret një ndeshje mjaft e vështirë, por kemi punuar gjatë gjithë javës dhe kemi analizuar kundërshtarin.

Besoj se me kualitetin që kemi dhe formën që ka treguar ekipi së fundmi besoj që do të kthehemi me një fitore", tha Vitija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat