Muçi: Jemi skuadër e mirë

Futboll

Muçi: Jemi skuadër e mirë

Më: 20 prill 2024 Në ora: 12:44
Ernest Muçi

Besiktasi mposhti 2-0 Ankaragucun, duke rigjetur tri pikët në Superligën turke, që bardhezinjve u mungonin prej pesë ndeshjesh.

Ernest Muçi zhbllokoi takimin në pjesën e parë falë një goli shumë të bukur, i treti për të me skuadrën nga Stambolli. Ndërkohë që te goli i dytë ishte protagonist Milot Rashica me asist.

Sulmuesi i talentuar i kombëtares shqiptare, u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes. Ndërkohë që për sajtin zyrtar të klubit u shpreh:

“Jemi një skuadër e mirë. Kemi pasur probleme në pësimin e lehtë të golave, por ndaj Ankaragucut e mbajtëm portën e paprekur. Dhe kjo është e rëndësishme.

Fituam përpara tifozëve tanë, të cilët më kanë mbështetur shumë. Tani do të përballemi në Kupë me të njëjtin kundërshtar. Le ta harrojmë të kaluarën dhe të fokusohemi tek e ardhmja.

Dua t’i falënderoj tifozët për mbështetjen. Do të përpiqem të jem i denjë për dashurinë e tyre. Duhet t’i fitojmë takimet e mbetura, që t’i kënaqim tifozët dhe veten tonë.

Roli si numër 10-sh pas sulmuesit kryesor? U përpoqa të jepja kontributin tim për skuadrën, në të dyja fazat e lojës. Ne zhvilluam një ndeshje shumë të mirë si skuadër.

Vrapuam dhe luftuam së bashku. Duhet të vazhdojmë përpara me performanca të tilla”, deklaroi Ernest Muçi.

Besiktasi rikthehet të luajë përballë Ankaragucusë të martën, për llogari të gjysmëfinales së parë të Kupës së Turqisë. Dueli i parë do të zhvillohet në transfertë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat