Kjo është më e reja nga Muja

Futboll

Kjo është më e reja nga Muja

Më: 20 prill 2024 Në ora: 13:44
Arbnor Muja

Futbollisti Arbnor Muja, ka ndërruar menaxherin.

Muja i cili është pjesë e skuadrës turke, Samsunspor, tashmë do të jetën nën menaxhimin e agjencisë zvicerane ”Footuro”.

”Mirë se vini në ekipin e Footuro, Arbnor!! Jemi shumë të lumtur të mirëpresim lojtarin e kombëtares shqiptare dhe kampionin e vitit të kaluar belg Arbnor Muja! Ju falenderojmë për besimin dhe presim bashkëpunimin tuaj!”, thuhet në njoftimin e agjencisë.

”Footuro”është një agjenci që merret me menaxhimin e futbollistëve, ku ka në pronësi edhe disa futbollistë të njohur kosovar.

Idriz Voca, Kastriot Imeri, Florian Hoxha, Lorik Emini dhe ish-selektori i Kosovës, Bernard Challandes, janë në menaxhim nga kjo agjenci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat