Lista e trajnerëve ishte e gjatë në zyrat e Milanit

Futboll

Lista e trajnerëve ishte e gjatë në zyrat e Milanit

Më: 20 prill 2024 Në ora: 14:14
Lopetegui

Milan priti shumë gjatë për t’i dhënë fund Piolit dhe tani është tepër vonë për të gjetur një trajner të përshtatshëm. Në fakt, Milani jo vetëm që ka (kishte) një listë të ngushtë të kandidatëve për zëvendësimin e mundshëm të menaxherit aktual, por tashmë ka edhe një kandidaturë më të fortë se të tjerët.

Ky është Julen Lopetegui, 57 vjeç dhe aktualisht i lire.

Në karrierën e ish-portierit bask bie në sy veçanërisht eksperienca e tij si trajner në krye të Spanjës (si dhe dy kampionate evropiane me U-19 dhe U-21) dhe si trajner i Seviljas, me të cilin fitoi Europa League në 2020.

Lopetegui tani është kandidati kryesor për të udhëhequr Djallin, duke bërë një hap përpara në krahasim me konkurrentet e përbërë nga Paulo Fonseka, Kristofer Galtie dhe Marcelo Galardo.

Ky ishte kastingu për “Milanello”-n që doli në orët e fundit pas rënies së Milanit në Europa League, që bindi klubin të konsideronte lamtumirën me Piolin si skenarin më të zbatueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat