Djali nga Kosova dhuron spektakël në Rusi

Futboll

Djali nga Kosova dhuron spektakël në Rusi

Më: 20 prill 2024 Në ora: 14:22
Mirlind Daku

Mirlind Daku protagonist në Rusi me skuadrën e Rubin Kazan.

Sulmuesi i kombëtares ishte protagonisti kryesor në golin e parë të Rubin Kazan ndaj Lokomotivës së Moskës.

Në minutën e 21, Daku u nis në një aksion personal nga e djathta dhe dribloi me shumë klas një prej mbrojtësve ndërsa radhën e pati portieri, që gjithashtu u kalua me lehtësi nga 26-vjeçari.

Në fund, topin në rrjetë e shtyu shoku i skuadrës, Vada, por merita kryesore ishte e Dakut që duket se po rikthehet në formën e tij më të mirë.

Në këtë sezon, Daku numëron pesë gola dhe tre asistë me fanellën e Rubin Kazan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat