​Guardiola para gjysmëfinales me Chelsean: Më pëlqen të luaj kundër Pochettinos

Futboll

​Guardiola para gjysmëfinales me Chelsean: Më pëlqen të luaj kundër Pochettinos

Më: 20 prill 2024 Në ora: 15:06
​Guardiola dhe Pochettino

Pep Guardiola ka folur para gjysmëfinales së sotme të “FA Cup” mes skuadrës së tij, Manchester Cityt dhe Chelseat.

Ndeshja do të zhvillohet sot me fillim nga ora 18:15 në stadiumin “Wembley” të Londrës.

Guardiola tha se i pëlqen të luaj kundër Pochettinos, ndërsa e cilësoi argjentinasin si njërin nga trajnerët më të mirë në Angli.

“Më pëlqen të luaj kundër Mauricio Pochettinos, pasi gjithmonë ju mësoni diçka prej tij. Ka shumë trajnerë të mirë në Angli dhe Mauricio definitivisht është njëri prej tyre. Chelsea do të bëhet një skuadër shumë më e mirë me Pochettinon si trajner”, tha Guardiola. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat