Talenti i madh shqiptar, Mark Gjokaj shënon për Malin e Zi

Futboll

Talenti i madh shqiptar, Mark Gjokaj shënon për Malin e Zi

Nga: K.Goca Më: 20 prill 2024 Në ora: 16:18
Mark Gjokaj

Futbollisti i talentuar, Mark Gjokaj, ka shënuar për Malin e Zi, duke e fituar miqësoren me rezultat 2:0 ndaj Qipros.

Mark Gjokaj vlerësohet si prej talenteve më të mëdhenj në Mal të Zi dhe që pritet shumë në ardhmen.

Ndryshe është futbollist i skuadrës shqiptare, Deçiqi nga Tuzi.   

“Në ndeshjen miqësore që u luajt dje në mes përfaqësueseve Qipro - Mal i Zi  U -17 luajtën edhe  tre lojtarë të klubit tonë: Edin

Lekiq, Mark Gjokaj dhe Darvin Gjukiq.

Fitore e përfaqësueses malazeze 0:2 .

Portieri ynë Edin Lekiq u dallua me disa pritje decizive dhe Mark Gjokaj shënoj golin e dytë në minutën e 44-të.

Gjithashtu Darvin Gjukiq ka shënuar gol në ndeshjen e parë”, shkruan në faqen e FC Deçiqi nga Tuzi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat