Drita merr pikë të madhe në derbin për infarkt në duel me Ballkanin

Futboll

Drita merr pikë të madhe në derbin për infarkt në duel me Ballkanin

Nga: K.Goca Më: 20 prill 2024 Në ora: 17:02
Drita

Drita e Gjilanit kthehet me një pikë të madhe nga Theranda, në derbin e madh të javës së 30-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Kampioni në fuqi, Ballkani, ka barazuar me rezultat 2:2 me Dritën.

Për Dritën është pikë që peshon shumë dhe në anën tjetër, Ballkani me barazim ruan kreun. 

Në minutën e 25-të, Mesa i Dritës, i pafat! 

Ai nga afërsia goditi por topi ndalet në shtyllën e dytë (shtylla e majtë) dhe shpëtoi Ballkanin.

Pjesa e dytë solli dy gola, Krasniqi në minutën e 50-të kaloi në epërsi skuadrën nga Gjilani.

Ky gazim nuk zgjati shumë dhe Halili në minutën e 54-të barazoi rezultatin.

Në minutën e 89-të, Huruglica kaloi në epërsi Dritën dhe nuk vonoi shumë kampioni kundërpërgjigjet dhe barazoi rezultatin 2:2 me golin e Gripshit (90+4’).

Ballkani kryeson me 60 pikë dhe ka dy më shumë Drita në pozitën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat