Osmani: Kjo pikë nuk vlen tani, por do të na vlejë në fund të kampionatit

Futboll

Osmani: Kjo pikë nuk vlen tani, por do të na vlejë në fund të kampionatit

Më: 20 prill 2024 Në ora: 21:51
Qatip Osmani

Partizani ka dalë triumfues në derbin me Dinamon.

Të kuqtë janë kthyer më në fund te fitorja, duke mposhtur dinamovitët me rezultatin 2-0.

Goli i parë u shënua në minutën e 30 nga Bintsukaja, ndërsa në pjesën e dytë, më saktësisht, në minutën e 70, Albers Keko dyfshoi shifrat.

Me këtë humbje, Dinamoja mbetet jashtë 4-shes, megjithëse ndan të njëjtin numër pikësh me Tiranën.

Ndërkohë, Vllaznia është ndalur në një barazim 0-0 nga Teuta.

Shkodranët kanë hyrë në një krizë rezultatesh në javët e fundit, duke rrezikuar ndjeshëm edhe vendin e dytë në renditje. Partizani është vetëm një pikë larg tyre.

Më poshtë mund të lexoni intervistat e trajnerëve për emisionin “Skaner Superiore” në “MCN TV”.

Osmani (Vllaznia), tha: “Pas rezultateve të fundit ishim të detyruar që të ndryshonim diçka.

Jam i kënaqur me paraqitjen e këtyre lojtarëve. Ishte një test për ata lojtarë që mendojmë t’i aktivizojmë ditën e mërkurë.

Në pjesën e parë u orientuam më shumë në lojën mbrojtëse. Nuk depërtonim në sulm. Në momentin kur duhet ta bënim, nuk kishim pasimin e duhur. Kjo pikë vlen. Ndoshta për momentin jo aq shumë, por në fund të kampionatit do të vlejë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat