Klopp mbeti i befasuar kur gjeti një kontratë të nënshkruar të Man Utd të vendosur para tij

Futboll

Klopp mbeti i befasuar kur gjeti një kontratë të nënshkruar të Man Utd të vendosur para tij

Më: 21 prill 2024 Në ora: 11:47
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp mbeti i befasuar kur gjeti një kontratë të nënshkruar në ‘Old Trafford’ pasi Liverpooli u mposht nga Manchester United në një përballje në kuadër të FA Cup muajin e kaluar.

Kjo situatë qesharake erdhi si rezultat i një i YouTuber-it amerikan iShowSpeed, i cili filmoi një video duke nënshkruar një kontratë ‘profesionale’ me Manchester Unitedin.

Ai nënshkroi një marrëveshje të rremë në dhomën ku trajnerët mbajnë konferencat për shtyp.

Image
Jurgen Klopp

Menjëherë më pas Klopp, skuadra e të cilit kishte humbur nga një gol në minutën e 120-të, hyri në dhomë dhe e gjeti kontratën e rremë mbi tavolinë. Gjermani padyshim mbeti i hutuar nga kjo situatë, teksa po pyeste të pranishmit se si kishte ardhur aty.

Gjatë asaj kohe shpresat e Liverpoolit për të fituar katër trofe ishin ende ‘gjallë’, mirëpo mbaruan kur ata pësuan në kohën shtesë dhe u eliminuan nga rivali i tyre në rrethana dramatike.

iShowSpeed në anën tjetër mori pjesë në ndeshjen e ‘YouTube All Stars’ në ‘London Stadium’ shtatorin e vitit të kaluar. Klopp nuk ishte në dijeni të mashtrimeve të tij, që mundësuan krijimin e një videoje për rrjetet sociale, dhe mbeti i befasuar kur gjeti një kontratë të nënshkruar para tij.

Teksa rikthehemi mbrapa në kohë kur Klopp ishte duke ndërtuar karrierën e tij tek Borussia Dortmundi, ai ishte kontaktuar nga Sir Alex Ferguson si pasues i tij ideal në stolin e ‘Old Trafford’.

Ferguson po pensionohej dhe një bisedë mes dy palëve u mbajt, por Klopp nuk erdhi për të zëvendësuar trajnerin legjendar të ‘Djajve të Kuq’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat