Ten Hag: Do të gjejmë zgjidhje dhe duam të shkojmë në finale

Futboll

Ten Hag: Do të gjejmë zgjidhje dhe duam të shkojmë në finale

Më: 21 prill 2024 Në ora: 12:24
Ten Hag

Erik ten Hag luan një shans sot për të prekur finalen e Kupës FA me Mançester Junajtid dhe ai beson se “djajtë” do t’ia dalin pavarësisht shumë mungesave dhe pengesës së Koventrit në “Uembli”:

“A e shpëton sezonin tonë fitorja e Kupës FA? Ju duhet të shihni gjithmonë rrethanat me të cilat duhet të përballemi, por unë nuk po mendoj në këtë moment për këtë.

Jam duke menduar për të dielën, për mënyrën sesi do ta mposhtim Koventrin.

Gjithçka ka të bëjë me këtë dhe pjesa tjetër është për sezonin e ardhshëm, por tani për tani i gjithë fokusi është për të dielën. Sezoni i kaluar ishte sezoni i kaluar. Ne duam të fitojmë trofe çdo vit.

Kemi një mundësi të madhe sepse jemi në një gjysmëfinale, por është një sfidë e madhe. I dimë problemet tona dhe duhet të gjejmë zgjidhje për të dielën dhe duam të shkojmë në finale”, tha holandezi në konferencë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat