Tirana dhe Vllaznia për fitore

Futboll

Tirana dhe Vllaznia për fitore

Më: 21 prill 2024 Në ora: 13:04
Foto ilustrim

Ditën e djeshme Superiorja ka mbylli javën e 32-të të saj, teksa dalëngadalë kanë nisur të mësohen edhe verdiktet e para të këtij sezoni. Por për 4 nga ekipet nuk ka kohë për të pushuar, pasi në mesjavë do të zbresin në fushë.

Të mërkurën do të luhen gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Shqipërisë, ku 4 ekipet do të luftojnë “kokë më kokë” për 2 biletat e finales së madhe.

Gjithçka do të startojë me duelin mes Tiranës dhe Kukësit në orën 15:00.

Dueli i parë mes tyre ka përfunduar 2-0 në favor të verilindorëve, të cilët janë me një ‘këmbë’ në Kategorinë e Parë dhe kërkojnë Kupën  për të mbyllur me trofe një sezon mjaft zhgënjyes. Ndërkohë nga krahu tjetër bardheblutë do të bëjnë maksimumin për të përmbysur këtë sdfidë dhe për të siguruar finalen.

Në orën 18:00 do të luhet në “Loro Boriçi”. Në Shkodër sfidohen Vllaznia dhe Egnatia.

Dy ekipet që udhëheqin Superioren do të bëjnë mes tyre llogaritë e finales së madhe. Dueli i parë ka përfunduar me shifrat 1-0 në favor të rrogozhinasve, të cilët edhe në këtë duel shihen si favoritë. Pavarësisht kësaj shkodranët do të luajnë gjithçka për gjithçka për të përmbysur sfidën dhe duan kalimin në finale. Dy takime mjaft emocionuese që premtojnë të jenë spektakël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat