Pjaniç rrëfehet

Futboll

Pjaniç rrëfehet

Më: 21 prill 2024 Në ora: 13:27
Miralem Pjaniç

Nga viti 2022, karriera e Miralem Pjaniç ka pësuar një ndryshim të rëndësishëm me kalimin te Sharjah, skuadër e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Një realitet i ri pas huazimit te Besiktas dhe eksperiencës zhgënjyese te Barcelona, që kanë kushtëzuar karrierën e tij.

Në një intervistë të dhënë për “Corriere dello Sport”, boshnjaku ka folur për nostalgjinë për futbollin dhe tifozët europianë: “Duhet të reflektoj, të shohim nëse do të ketë oferta nga Europa”, ka thënë ish-mesfushori i Juventus-it.

Për Napoli-n: “Kam pasur disa kontakte në të kaluarën, por nuk i kemi shkuar deri në fund. Do të kishte qenë e bukur të luaja te Napoli, është një vend i mrekullueshëm”.

Për Roma-n: “Juventus më ka kërkuar ne fundin e vitit të tretë, refuzova sepse e ndieja se duhej të jepja akoma diçka, doja të provoja të fitoja me Roma-n.

“Nuk ia kemi dalë, kështu që kam vendosur të provoj diçka tjetër. Nuk jam penduar. Roma, megjithatë, do të mbetet gjithmonë në zemrën time. Nuk kisha asnjë dyshim për De Rossi-n”.

Për Allegri-n: “U kthye tek Juventus pasi ishte shumë afër firmës me Real Madrid. Për të, Juventus është shumë e rëndësishme. Gjithçka që ka ndodhur te klubi ka ndikuar te zgjedhjet dhe paraqitjet e skuadrës, për këtë arsye më duket e pamundur të fajësoj Allegri-n për renditmentin jo të mirë të ekipit.

“Allegrim mbetet Allegri, një nga më fituesit dhe shumë klube do ta donin në stol. Ka bërë maksmumin deri në këtë moment dhe nuk mendoj se është faji i tij nëse ka pasur momente negative”.

Pengjet e karrierës: “Fakti që nuk kam fituar Champions-in me Juventus-in. Madje, pengjet janë dy: që nuk kam luajtur te Milan-i, më ka pëlqyer gjithmonë si skuadër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat